AA
Një kamion me targa të Serbisë u përmbys sot në mëngjes në rrugën Valandovë–Dojran, ku si pasojë një emigrante nga Kina humbi jetën, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan, njofton Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Strumicë, përcjell TV21.
“Sot rreth orës 04:20, kamioni doli nga rruga dhe u përmbys në rrugën Valandovë–Dojran. Nga lëndimet e marra në aksident, ka ndërruar jetë një emigrante nga Kina”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Shtatë migrante të tjerë nga Kina kanë marrë lëndime trupore, pasi dyshohet se kishin hyrë në rimorkion e kamionit pa dijeninë e shoferit.
“Shoferi S.M. është ndaluar në spitalin e Gjevgjelisë për t’i dhënë ndihmë mjekësore”, bëjnë me dije nga SPB Strumicë.
Zjarrfikësit e Strumicës raportojnë se sot rreth orës 08:00 morën pjesë në një aksion për nxjerrjen e personave nga automjeti i përmbysur.
Gjykata Themelore në Kumanovë e ka dënuar Trajko Bojkovskin me burgim të përjetshëm për katër vrasje dhe dy tentativa për
MPB ka reaguar pas publikimeve në një pjesë të mediave se më 07.10.2026, në zonën e Shkupit, dy persona ishin
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, gjatë vizitës së tij në Stamboll është takuar me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep