Një flamur, dy shtete: krerët shqiptarë bashkë në Sheshin e Flamurit
Vlora, qyteti ku 114 vjet më parë u shpall Pavarësia e Shqipërisë, sot është sërish në qendër të festës kombëtare. Në Sheshin e Flamurit po zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së flamurit, me rastin e 28 Nëntorit.
Krerët më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës janë bashkë në këtë ceremoni. Nga Shqipëria janë presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa nga Kosova presidentja Justina Shiroka-Pula dhe kryeministri Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Prania e përbashkët e dy shteteve në Vlorë është një mesazh uniteti kombëtar. Ata po nderojnë aktin historik të 28 Nëntorit 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi, dhe sakrificën e brezave që luftuan për liri e pavarësi.