Një million kërkesa online për “El Clasico” në Madrid
“El Clasico” e parë për sulmuesin francez Kilian Mbape, i cili kaloi te Real Madridi këtë verë, do të luhet më 26 tetor kur mbretërit do të presin Barcelonën. Përveç tifozëve të Realit që presin prej vitesh ta shohin sulmuesin francez në ndeshjen më të madhe, padyshim që edhe shumë tifozë neutralë të futbollit duan të shikojnë derbin nga afër.
Pra, më shumë se një milion njerëz aplikuan online dhe tani presin mundësinë për të blerë biletat e “El Clasico”. Biletat për duelin mes Realit dhe Barcelonës kushtojnë nga 104 deri në 364 euro, ndërsa çmimi i një bilete VIP është 815 euro. Santiago Bernabeu mund të strehojë 85,000 spektatorë, kështu që vetëm ata me fat do të marrin bileta.
Real dhe Barcelona do të luajnë nga dy ndeshje para “El Clasico”. Reali do të luajë me Selta Vigon dhe Borusia Dortmundin, dhe Barcelona do të luajë me Seviljën dhe Bajern Munihun.
Barcelona kryeson në renditjen e La Ligës me tri pikë më shumë se Reali, i cili është në vendin e dytë.