Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Një segment i magjistrales së vjetër në Vushtrri u gërrye më 2024 dhe mbeti pa u shtruar
Kosovë

Një segment i magjistrales së vjetër në Vushtrri u gërrye më 2024 dhe mbeti pa u shtruar

February 22, 2026

AA

Plot gropa është mbushur segmenti afër një-kilometërsh i magjistrales së vjetër nga rreth-rrotullimi në dalje të qytetit të Vushtrrisë deri tek tjetri që e lidhë me rrugën e re nacionale.Për të shmangur dëmtimin e automjeteve shoferët jo-rrallë detyrohen të vozisin pjesërisht në shiritin e kundërt qarkullues apo edhe skajeve të rrugës.

    Kjo pjesë e rrugës në dalje të Vushtrrisë kah Prishtina, e cila lidhet me rrugën e re nacionale Mitrovicë – Prishtinë, ishte gërryer në Maj të vitit 2024 dhe që atëherë gjendja e saj vetëm sa është përkeqësuar duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve.Pasi tregoi se kjo rrugë është në përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës, kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi tha nuk kanë informacione zyrtare.

    “Me të vërtetë është në gjendje shumë të dëmtuar ajo rrugë, dhe këtë gjendje po e paguajnë qytetarët e Vushtrrisë tash më së shumti, pasi që ajo pjesa e autostradës është rregulluar dhe (qytetarët) të Mitrovicës po e shfrytëzojnë atë pjesë… E di që njëherë ka qenë në tenderim prej që është gërryer, por më nuk kam informata tash do të kërkojë një takim të shpejtë me ministrin e sapo-zgjedhur sepse një kohë ka qenë vakum gjatë kohës së fushatës”, ka theksuar Ferit Idrizi, kryetar i Vushtrrisë.Madje, kryetari Idrizi tha se ka afër një vit prej kur i kanë kërkuar nivelit qendror që rrugën e vjetër magjistrale në tërësi – nga hyrja kah Prishtina, qytetit e deri në vijë me komunën e Mitrovicës – t’ia kalojë në përgjegjësi komunës.

    “Në i kemi bërë kërkesë zyrtare të na e japin krejt atë pjesë, jo vetëm këtë aksin që është i dëmtuar, por deri Smrekonica, për shkak se tash kjo ka mbetur rrugë lokale. Dhe, të njëjtën situatë e kemi edhe me semaforat, në rrugën 2 Maji dhe në udhëkryqin e rrugës Bekim Berisha, nuk funksionojnë, unë kam kërkesa të shpeshta prej qytetarëve”, ka deklaruar Idrizi.Megjithatë, komuna nuk ka marrë ende përgjigje në këtë kërkesë.

    Ministria e Infrastrukturës, e as ministri i ri Dimal Basha, nuk u përgjigjën në pyetjet e televizionit lidhur me këtë gjendjen dhe planet për këtë segment të rrugës.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të

November 19, 2026

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje

November 19, 2026

Kosovë

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk

November 19, 2026
Maqedoni

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të ndryshojnë vendbanimin

November 18, 2026
Botë

Vizita e ish-aktores së filmave për të rritur në Xhaminë

November 18, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5208
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15548
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, duke thënë se ende nuk

Kosovë

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina

Deputeti i PDK-së Rrahman Rama, ka zbuluar prapaskena nga takimet me Kurtin për zgjedhjen e emrit të presidentit, ai ka

Maqedoni

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, në emisionin “IMPAKT”, në TV SHENJA ka bërë thirrje që qytetarët shqiptarë që

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.