Njihuni me parashutisten që pëlqen të “ecë” mbi re
Pamjet e parashutistëve janë gjithmonë emocionuese për t’u parë, sidomos nëse ata kryejnë ‘marifete’ në ajër.
Një të tillë e ka performuar edhe 23 vjeçarja Maja Kuczynska, kur tregoi se si “ecën” mbi re.
SKY WALKING. Wow Amazing
(via kuczynska.maja/TT) pic.twitter.com/cQOeBAYT7Y— Science (@ScienceGuys_) December 24, 2023
Ajo gjithmonë përditëson videot në rrjetet e saja sociale, dhe njerëzit mahniten kur e shohin mënyrën se si ajo “ecë” në ajër, sikur të kishte përpara një shtegu të padukshëm.
Madje, lëvizjet e saj janë aq të rrjedhshme dhe të kontrolluara, sa që vështirë besohet se ajo nuk është duke ecur në tokë.
Hedhja me parashutë është sport mjaft i rrezikshëm, por Maja vazhdon të magjepsë njerëzit me përvojën dhe profesionalizmin e saj. /Telegrafi/
View this post on Instagram