Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, thyhet ecuria e Hallandit te Man.Siti
Dita e shtunë (9 nëntor) ishte e gjitha për t’u harruar te Mançester Siti, që humbi 2 me 1 përballë Brajton. Një disfatë, që ishte dhe e katërta radhazi për “qytetarët” në të gjitha kompeticionet. Ishte Haland që tundi rrjetën fillimisht dhe gjërat u menduan se do të ishin të thjeshta më pas. Asgjë nuk rezultoi ashtu, pasi humbja erdhi.
Asnjëherë nuk kishte ndodhur në kampionatin anglez, që Halland të shënonte dhe Man. Siti të pësonte humbje. 40 fitore dhe 6 barazime ishin grumbulluar në ndeshjet që sulmuesi norvegjez shënonte.
Kjo tregon ndoshta dhe se problemet te Man. Siti po kthehen mjaft serioze.