
Nxënësit e “IBE PALIKUQA”, vizitojnë Komunë ln e Sarajit, i mirëpret Veseli
Komuna e Sarajit është vizituar sot nga një grup nxënësish të shkollës fillore periferike “IBE PALIKUQA” , Paniçar të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre.
Për këtë ka njoftuar faqja zyrtare e komunës.
Në shkrim thuhet se kjo vizitë u organizua në kuadër të aktiviteteve edukative dhe informuese, me qëllim që nxënësit të njihen më afër me strukturën organizative, funksionet, përgjegjësitë e administratës komunale si dhe proceset vendimmarrëse.
Reagimi i plotë:
Gjatë qëndrimit në objektin e Komunës, nxënësit patën rastin të takohen me punonjësit e administratës dhe me Kryetarin e Komunës, i cili i përshëndeti dhe i inkurajoi për angazhim aktiv në jetën qytetare dhe institucionale të vendit, duke theksuar rëndësinë që ka përfshirja e brezit të ri në jetën publike dhe demokratike të vendit tonë.
Komuna e sheh me prioritet bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe përkrah fuqishëm iniciativat që i motivojnë të rinjtë për të qenë pjesë aktive e komunitetit të tyre.
Ky tekst publikohet në mbështetje të sportit dhe kulturës nëpër venbadnimet rurale, me synim të nxisë dhe motivojë sportistët lokalë si dhe talentet e rinj në sport dhe fusha të tjera.