
“O i pari bajraktari, o hiç!” – Sulimani kritikon ashpër Izet Mexhitin dhe strategjinë e VLEN-it
Analisti politik Xhenis Sulimani ka komentuar zhvillimet e fundit brenda koalicionit opozitar VLEN, duke thënë se largimi i Arben Taravarit ishte rezultat i një plani për të eliminuar nga gara një lider të mundshëm të kësaj strukture.
“Taravari doli nga VLEN, sepse – sipas vetë përfaqësuesve të VLEN-it – qëllimi ishte që kjo nismë të shndërrohej në një parti të vetme. Por deri më sot, VLEN nuk u bë kurrë një parti. Nuk ka zyrtarizim, statut apo bashkim real. U vërtetua publikisht që qëllimi i vetëm ishte të hiqej dikush që shihej si kryetar potencial i VLEN-it,” thekson Sulimani.
Duke folur për zhvillimet e brendshme, Sulimani kritikon edhe Izet Mexhitin, një prej figurave qendrore të “grupit të zjarrit”, për të cilin thotë se vepron sipas logjikës “o i pari bajraktari, o hiç”.
Sipas tij, përpjekjet e Mexhitit për të shkëputur një pjesë nga Aleanca për Shqiptarët kanë hasur në vështirësi, sidomos me figura si Bekim Sali, të cilin e cilëson si “arrë e pathyeshme, jo aq i lehtë sa ekipi rajonal i Likovës në Aleancë”.