![Oferta nga Arabia Saudite, Politano shtyn rinovimin me Napolin](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/Matteo-Politano-celebrates-after-scoring-his-sides-first-goal-during-the-Champions-League-scaled-850x560.jpg)
Oferta nga Arabia Saudite, Politano shtyn rinovimin me Napolin
Ka hyrë në sezonin e ti të 5, me “Blutë” e Napoli, mirëpo ky edicion mund të jetë i fundit, për “fantazistin” italian të krahut, të djathë të fushës, Matteo Politani, me këtë të fundit, që ende nuk ka arritur një akrod, për të rinovuar kontratën, me 3 herë kampionët e Italsë dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë një klub arab.
Bëhet fjalë për skuadrën e “Al-Shabab”, teksa sipas raportimeve më të fundit, të mediave italian, drejtuesit e klubit saudit kanë bërë ofertën e parë zyrtare, për kartonin e italianit, si dhe prej disa javësh tashmë, arabët kanë nisur kontaktet edhe me lojtarin e agjentët e tij.
Ndërkaq, kujtojmë se Politano ka një kontratë me “Blutë” e jugut të Italisë, deri në verën e vitit 2025, ndërsa në orët e fundit lojtari ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij, duke ngritur shumë pikëpyetje për “aventurën” e tij të radhës, në karrierë