Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 OKB: Asnjë ndihmë ushqimore nuk ka hyrë në veri të Gazës që nga 1 tetori
Shqipëri

OKB: Asnjë ndihmë ushqimore nuk ka hyrë në veri të Gazës që nga 1 tetori

October 13, 2024

AA

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ushqimin ngriti alarmin të shtunën, duke thënë se asnjë ndihmë ushqimore nuk kishte hyrë në Gazën veriore që nga 1 tetori, raporton Associated Press.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) tha se kalimi parësor kufitar në zonën e shkatërruar nga lufta ishte mbyllur për rreth dy javë, duke paralajmëruar se operacioni tokësor i vazhdueshëm i Izraelit do të ketë një ndikim katastrofik në sigurinë ushqimore për mijëra familje palestineze atje.

“Nuk jemi në gjendje të operojmë në veri. WFP ka qenë në terren që nga fillimi i krizës. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë ushqim që shpëton jetën çdo ditë, pavarësisht nga sfidat në rritje, por pa akses të sigurt dhe të qëndrueshëm, është praktikisht e pamundur të arrihet tek njerëzit në nevojë.” , tha Antoine Renard, drejtor vendor i WFP për Palestinën.

Shqetësimet për një krizë urie janë rritur në Gaza afërsisht një muaj pasi hetuesi i pavarur i OKB-së për të drejtën e ushqimit akuzoi Izraelin për kryerjen e një “fushate urie” kundër palestinezëve. Izraeli ka mohuar akuza të tilla dhe ka insistuar se ka lejuar ushqime dhe ndihma të tjera në Gaza në sasi të konsiderueshme.

WFP tha se pikat e saj të shpërndarjes së ushqimit, si dhe kuzhinat dhe furrat e bukës në Gazën veriore, janë detyruar të mbyllen për shkak të sulmeve ajrore, operacioneve tokësore ushtarake dhe urdhrave të evakuimit.

Sipas agjencisë, e vetmja furrë buke funksionale në veri të Gazës, e mbështetur nga WFP, mori flakë pasi u godit nga një municion shpërthyes.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

November 16, 2026
Kosovë

Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të

November 16, 2026
Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

November 16, 2026
Maqedoni

Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri, shteti kthen

November 16, 2026
Maqedoni

Pas akuzave nga BDI për insulinën, flet Arben Taravari: Nuk

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5185
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15510
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e

Kosovë

Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të

Operacioni i gjerë antidrogë i koduar “Heshtja”, i zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, ka vënë në pranga

Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.