Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 “Olsi u përdor si mish për top, për të më rrëzuar mua”, Rama: SPAK foli, s’ka asnjë provë!
Shqipëri

“Olsi u përdor si mish për top, për të më rrëzuar mua”, Rama: SPAK foli, s’ka asnjë provë!

January 12, 2025

AA

 

Pasi SPAK mbylli verifikimet ndaj Olsi Ramës pas kallëzimit të Gazment Bardhit nëse ka qenë i përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë, ka reaguar Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi për qytetarët.

Në fjalën e tij nga ambientet e Kryeministrisë, Rama tha se drejtësia foli me prova ndaj akuzave të pabaza.

“Të dashur bashkëqytetarë, vitin e shkuar deputeti Gazment Bardhi jashtënxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim Olsi Rama. E denoncoi, gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant droge duke krijuar rrethanat tipike të një kallëzimi të rremë. Në atë dosje flitej edhe për një person të paidentifikuar i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas këtij zotërisë, ky personi qenkërka im vëlla. Sipas tij, dy prokurorët e dosjen e kishin fshehur identitetin e vëllait në këmbim të favoreve prej meje”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se gjatë kësaj kohe ka heshtur ndaj akuzave publike ndaj vëllait të tij në pritje të fjalës së drejtësisë. Teksa shton se vëllai i tij u përdor për të goditur vetë atë.

“Nuk jam shpjeguar deri më sot, kam bërë durim. S’kam dashur të flas unë me bindjen e mia, përpara se të flasë drejtësia. Më në fund pasi ka pyetur këdo ka parë të arsyeshme. SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar dhe nuk ka asnjë provë që të lidhë im vëlla me aktivitetin kriminal. Me fakte e me prova jo me hamendësime, është katërcipërisht e qartë, im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua në sytë e opinionit publik. Kjo nuk është goditja e parë e këtij e lloji për mua, s’ka si të jetë as e fundit”, deklaroi Kryeministri Rama.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

E thotë deputeti i LDK-së: Ne e kundërshtojmë ndryshimin e

November 26, 2026
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5256
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

E thotë deputeti i LDK-së: Ne e kundërshtojmë

Shkëmb Manaj, djali i veprimtarë të vrarë të LDK-së, Shaban Manaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai

Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë

Një aksion i zhvilluar sot nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në lagjen “Marigona Hill” ka rezultuar me arrestimin

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.