Osmani premton kuzhinë popullore për banorët e lagjes Topanë
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, edhe sot në mëngjes zhvilloi komunikimin e tij të rregullt “live” me qytetarët, ku informoi opinionin për aktivitetet e realizuara gjatë ditës së djeshme dhe planin e punës për ditën e sotme.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, Osmani iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, ndër të cilat edhe një pyetje lidhur me zhvillimin e lagjes Topanë, e njohur për kushtet e vështira socio-ekonomike të banorëve.
“Topana është një nga lagjet më të varfra të komunës sonë, ku njerëzit jetojnë në kushte të vështira. Duhet të fillojmë nga gjërat më elementare, nga ushqimi. Prandaj do të hapim kuzhinën popullore për të ndihmuar familjet në nevojë. Më pas do të ndërhyjmë edhe me projekte infrastrukturore, për të cilat tashmë kemi një plan konkret për atë pjesë të Çairit,” deklaroi Osmani.