AA
Nën moton “Gratë e sjellin ndryshimin”, sot në Çair u prezantua një paketë gjithëpërfshirëse masash për mbështetjen e grave, me të cilën hapet një epokë e re e kujdesit real dhe përkrahjes për heroinat e përditshmërisë.
Në fjalën e tij, Osmani theksoi se Fondacioni “Dora e Çairit” do të jetë shtylla kryesore e këtij paketi, i cili synon ndihmën financiare dhe sociale për nënat e vetme, gratë në kategori të cenueshme dhe për të gjitha ato ndaj të cilave komuna për një kohë të gjatë u kishte kthyer shpinën.
“Ky është simbol i kujdesit real, e jo i solidaritetit deklarativ,” tha Osmani.
Masat kryesore të paketës “Gratë e sjellin ndryshimin”:
• Fondacioni “Dora e Çairit”, kujdes dhe mbështetje reale për nënat e vetme dhe gratë në kategori të cenueshme.
• Qendër trajnimi zejtarisht me certifikata për fitim i aftësive të reja dhe kualifikimeve profesionale të njohura.
• Mbështetje financiare për mikro-biznese si ndihmë fillestare për gratë sipërmarrëse.
• Bashkëpunim me çarshinë dhe shkollat për transmetimin e dijes dhe vlerave tek gjeneratat e reja.
• Panaire të punimeve dorës dhe produkteve tradicionale për promovimin e kreativitetit të grave katër herë në vit.
• Qendra dhe Klubi i grave të Çairit hapësirë për mentorim, trajnime dhe nisma të përbashkëta.
• Kurse, punëtori dhe mikro-grante për gjuhë të huaja, edukim juridik dhe riprodhues, arsim financiar dhe mundësi të reja për punësim.
“Dua ta shoh gruan e Çairit si ekonomikisht të pavarur, shoqërisht me ndikim dhe politikisht me zë. Dua një komunë që nuk do të frikësohet nga fuqia e gruas. Ndryshimi fillon këtu. Dhe këtë ndryshim do ta udhëheqin gratë,” theksoi Osmani.(INA)
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e
Para Drejtorisë rajonale të Drejtorisë për të ardhura publike (DAP) në Tetovë pasdite dhjetëra qytetarë kanë mbajtur protestë për shkak
Tranzicioni energjetik nuk është vetëm një proces teknologjik, por edhe një transformim i thellë i fuqisë punëtore, në të cilin