Osmani prezanton projektin kyç “Sheshi Liria”, rrugën nëntokësore për zgjidhjen e kaosit
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, prezantoi një nga projektet më ambicioze infrastrukturore në historinë e re të komunës, “Sheshi Liria” dhe rrugën nëntokësore pranë “ Çairçanjës”, një vizion që do të zhbllokojë problemin më të madh të komunikacionit në Çair dhe do të krijojë një qendër moderne e funksionale urbane.
“Më shumë se dy dekada, mbi 20 vjet, Çairi jeton me plagën e ngushticës te ‘Cvetan Dimov’, atë që e quajmë ‘Çairçanja’ – gryka e bllokuar e Çairit. Çdo ditë, çdo mëngjes, çdo mbrëmje, ajo e shndërron dinamizmin jetësor të Çairit në nervozizëm, stres, ndotje dhe vonesa,” deklaroi Osmani, duke shpjeguar se pikërisht zgjidhja e këtij problemi kronik është në thelb të planit të tij për transformimin urban.