Papagalli i famshëm i TikTokut shënon rekord botëror duke identifikuar me sukses 12 objekte
Një papagall me famë nga Florida ka shënuar një rekord botëror Guinness duke identifikuar me sukses 12 objekte në tre minuta.
Apollo, një papagall afrikan 4-vjeçar që i përket Dalton dhe Victoria Mason, identifikoi objekte duke përfshirë një insekt, një libër dhe çorape, përcjell Telegrafi.
Masonët thanë se trajnimi i Apollonit është frymëzuar nga metodat e përshkruara nga Irene Pepperberg, një psikologe kafshësh që kaloi 30 vjet duke punuar me një papagall të quajtur Alex.
“Sapo ai filloi të mësonte objektet e para, ngjyrat dhe materialet, ne e dinim se ai do të ishte në gjendje të arrinte shumë nga gjërat e pabesueshme që bëri Alex dhe potencialisht shumë më tepër”, thanë çifti për Guiness.
Bëhet e ditur se Apollo është një yll i rrjeteve sociale, me 2.8 milionë ndjekës në TikTok. /Telegrafi/