Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut
Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira të herëpashershme dhe periudha me diell. Gjatë ditës do të mbajë mot i ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites pritet jostabilitet lokal, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 31 gradë.
Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ngrohtë, me intervale me diell gjatë ditës.