Pas 2 fitoreve në tetor, Maqedonia shënon ngritje për 3 vende në listën e FIFA-s?!
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll regjistroi rezultate pozitive në muajin tetor. Në Ligën e Kombeve, Maqedonia mundi Letoninë dhe Armenia dhe kjo do ti sjell Maqedonisë një ngritje në listën e fundit të FIFA-s. Maqedonia shënoi fitore në dy përballjet, pa pësuar gol, me rezultat 3-0 dhe 2-0.
Dhe me këtë ecuri, Maqedonia do të arkëtojë 9 pikë të reja dhe do të shënojë ngritje për 3 vende. Në renditjen e radhës, i cili do të konfirmohet më 24 tetor, sipas përllogaritjeve të fundit, Maqedonia do të jetë në vendin e 69-të në listën e FIFA-s.
Ndërkohë në kreun e renditjes së FIFA-s nuk priten shumë ndryshime. Në krye është Argjentina, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili. Në “TOP-10”, Portugalia kalon në vendin e shtatë, ndërsa Holanda bie në vendin e tetë, ndërsa Italia është e nënta dhe Kolumbia mbylli TOP 10-shin.