
Pas deklaratës për Xhensilën e Besin, Stresi reagon ashpër ndaj Megi Pojanit
AA
Në një epsiod të podkastit “Me Kast”, Megi Pojani, së bashku me motrat e saj, ka hapur një temë të nxehtë për publikun – ndarjen e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.
Diskutimi, i cili ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, është fokusuar tek shkakët që mund të kenë çuar në ndarjen e çiftit të njohur të estradës shqiptare.
Moderatorja dhe influencuesja e njohur, Megi, ka shprehur një mendim të fortë gjatë bisedës, duke u shprehur se një nga arsyet që dyshohet për ndarjen e çiftit është varësia e Besit ndaj alkoolit. Kjo deklaratë ka qenë mjaft provokuese dhe ka shkaktuar reagime të ndryshme në publik.
Jo shumë kohë pasi diskutimi u bë publik, reperi i njohur Stresi ka zgjedhur të mos qëndrojë anash dhe ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.
Duke shpërndarë një lajm që përmbante deklaratën e Megit, Stresi ka shtuar një koment: “Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin.”
Armand Duka: Kushdo që ndihet shqiptar do të
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuari i parë në “Nazarko Podcast”, një format i ri që
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Irlandës Veriore, Micheal Martin, në kuadër të takimeve
Zgjedhjet, publikohet lista e mbyllur e PD-së për
Partia Demokratike ka publikuar kandidatët që do të garojnë në qarkun e Shkodrës dhe Lezhes në zgjedhjet e 11 majit.