Pas shkarkimit të Murinjos, mësohet se kush është kandidati kryesor pët ta zëvëndësuar
Hoze Murinjo dhe stafi i tij janë larguar me efekt të menjëhershëm nga Roma. Trajneri portugez është larguar nga Roma pas dy viteve e gjysmë qëndrim në “Olimpico”, ku arriti të fitoj Ligën e Konferencës.
“Special One” arriti ta dërgoj Romën në finalen e Ligës së Evropës, por që u mposhtën nga Sevilja pas ekzekutimit të penalltive.”Giallorosët” kanë disa emra në listën e dëshirave, por kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës është italiani Antonio Konte.
Ish-trajneri i Interit, Juventusit, Totenhamit e Çellsit ka qenë edhe më parë dëshirë e “Giallorosëve”, por pa arritur një marrëveshje. Mediat italiane kanë raportuar se palët kanë pasur tanimë bisedimet e para dhe mbetet të shihet nëse Konte do të pranojë Romën qysh tani, apo nga sezoni i ri.
Nëse Konte vendos që të marrë Romën nga sezoni i ri, atëherë flitet që Daniele De Rossi të vije në krye të skuadrës deri në përfundim të këtij sezoni.