
Për shkak të një zjarri, është ndërprerë qarkullimi në autostradën Shkup–Kumanovë në të dy drejtimet
July 17, 2025
AA
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se për shkak të një zjarri që shpërtheu pasdite (më 17.07.2025), është mbyllur për qarkullim autostrada nga pika e pagesës Miladinovc deri te nyja rrugore Bunarxhik, në të dy drejtimet.
Automjetet po devijohen drejt Petrovecit dhe Haraçinës.
MPB u bën apel qytetarëve të mos nisen drejt këtij segmenti të autostradës derisa të krijohen kushte për rihapjen e saj.
Sipas informacioneve të Stojançe Angelovit nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili ndodhet në terren, tymi i dendur nga zjarri dhe një aksident trafiku janë arsyet për ndërprerjen e qarkullimit.