AA
Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila më 24 korrik u zhduk në ujërat e lumit Vardar në komunën Gradsko.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se trupi i vajzës është gjetur sot në orën 12:10 në ujërat e Vardarit në afërsi të Gradskos së Vjetër.
Është kryer mbikëqyrje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi.
Në kërkimin e vajzës ishin përfshirë pjesëtarë të MBP-së dhe të njësitit special “Ujqit” të Armatës.
Zhdukja e vajzës ishte denoncuar nga ana e motrës së saj në numrin për thirrje urgjente. Përveç vajzës, ishte denoncuar se në ujërat e Vardarit ishte zhdukur edhe një grua 26 vjeçare, por ajo ishte gjetur e gjallë.
Sipas të dhënave që publikoi Enti Shtetëror i Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjësit në prill të
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut. Temperaturat minimale do
Nesër me fillim në ora 19.30 në Filharmonia e RMV-së në Shkup, nën organizimin e Shoqatës Kulturore “Ensar”, Institutit Yunus