Përkrahje masive për Lëvizjen BESA në Gërçec të Sarajit
Në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve me qytetarët, anëtarë të kryesisë së Lëvizjes BESA kanë mbajtur tubim me banorët e fshatit Gërçec. Të pranishëm në këtë bashkëbisedim me banorët ishin sekretari organizativ Adnan Azizi, antarët e kryesisë qendrore Nuredin Fetahi dhe Nuredin Deari si dhe keshilltarin e komunës së Sarajit Mevlan Morina.
Lëvizja BESA dhe Lidhja Europiane për Ndryshim, sic thonë nga kjo Lëvizje, do ta bëj ndryshimin e madh gjithandej njëjtë si edhe në komunën e Sarajit!
Ndryshe Lëvizja BESA vazhdon me shtrirjen e saj gjithandej territorit ku flitet shqip njëkohësisht duke përforcuar radhët e saja me intelektual, sportisët, OJQ dhe të tjerë të cilët japin shpresë e besim se fitorja e opozitës shqiptare më 8 Maj do të jetë sa e rëndësishme po aq edhe e madhe!