AA
Një incident serioz ndodhi në Vizbegov, në vendin ku gjithë ditën po digjej një zjarr në deponinë e egër, që shkaktoi shqetësim në tërë kryeqytetin. Policia arrestoi A.N., pronarin e personit juridik që menaxhon mbetjet e hekurit të vjetër në lagjen Vizbegov të Shkupit.
Arrestimi ndodhi pasi në vendin e ngjarjes shpërtheu një zjarr i madh, ku pronari nuk i respektoi urdhrat e autoriteteve, gjë që shkaktoi edhe një përleshje masive mes një grupi qytetarësh dhe policisë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan se në orën 09:16, më 09.07.2025, u raportua zjarr në mbetjet e hekurit të vjetër në rrugën B. Buna në Shkup, ku po digjeshin makina të dëmtuara me paisje gazi, ndërkohë që dëgjoheshin edhe shpërthime. Sipas informacioneve aktuale, nuk është përfshirë asnjë pronë private.(INA)
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë seancës solemne të Bordit Qendror me rastin e 35-vjetorit të partisë, deklaroi se bllokimi
Procesi i plotësimit të rrjetit diplomatik po hyn në fazën përfundimtare, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.