Përmban skena intime homoseksuale/ Ndalohet në Turqi filmi i ri i yllit të Hollywood-it
AA
Filmi “Queer” me protagonist Daniel Craig është ndaluar në Turqi.
Autoritetet lokale deklaruan se filmi nuk mund të shfaqej për arsye sigurie.
Më pas, platforma e transmetimit Mubi vendosi të anulojë Mubi Fest Istanbul 2024. Mubi gjithashtu pretendon se autoritetet turke u thanë atyre vetëm pak orë para shfaqjes së planifikuar se “Queer” u ndalua me vendim të Bashkisë Kadikoy.
Në vendim thuhej se filmi ishte i ndaluar për shkak të përmbajtjes provokuese që mund të kërcënonte qetësinë publike dhe ndalimi ishte bërë për arsye sigurie.
Nga Mubi, ndër të tjera kanë thënë:
“Ne besojmë se ky ndalim është një kufizim i drejtpërdrejtë i artit dhe lirisë së shprehjes. Festivalet festojnë artin, diversitetin kulturor dhe komunitetin, duke bashkuar njerëzit. Ky ndalim nuk synon vetëm një film, ai minon qëllimin e festivalit”.
Megjithëse homoseksualiteti është i ligjshëm në Turqi, presidenti Recep Tayyip Erdogan më parë i etiketoi anëtarët e komunitetit LGBTQ+ si “devijanë” dhe ndaloi paradat e krenarisë.
Filmi “Queer” u drejtua nga Luca Guadagnino. Është një përshtatje e romanit të William S. Burroughs me të njëjtin emër për një emigrant amerikan në Mexico City, i cili bëhet i fiksuar pas një studenti të ri.
Përveç Craig, në film luajnë edhe Lesley Manville, Jason Schwartzman, Drew Starkey dhe David Lowery.
VIDEO / Lamine Jamal, tre asiste të ngjajshme
Barcelona është rikthyer te fitores në La Liga pas tri ndeshjeve, duke mposhtur Majorka-s, në udhëtim me rezultat të thellë
Nuk do ta besoni sa shumë fiton Mariah
Këngëtarja amerikane Mariah Carey publikoi këngën All I Want For Christmas Is You 30 vjet më parë. Kënga është bërë
Lojtarët e United refuzuan të bartin shiritin pro
Lojtarët e Manchester United thuhet se kanë refuzuar të veshin shiritin pro-LGBTQ+ përpara fitores 4-0 të së dielës së kaluar