Petrushevski: Filipçes i ka rënë dielli në kokë!
VMRO-ja vlerëson se udhëheqja e partisë e emëruar nga Zoran Zaev, përveçse përhapin gënjeshtra dhe panik midis qytetarëve, tashmë po tregojnë çorientim të plotë. Brane Petrushevski nga VMRO-ja deklaroi se Venko Filipçe, i cili po pushon bashkë e Zaevin në detin Egje, duhet të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse siç ironizoi ai, “simptomat e para kur dielli të godet në kokë kanë filluar të shfaqen, dhe kjo është çorientim”
“Së pari, fakt është se uji është i sigurt për t’u pirë në Gostivar. Të gjitha institucionet kompetente kryen të gjitha testet e nevojshme brenda afatit të duhur kohor, dhe dje rezultoi se uji është tashmë i sigurt për t’u pirë. Por SDS, edhe pas këtij lajmi, filloi të fliste pa kuptim, duke kërkuar dokumente.
Së dyti, gënjeshtra për ujin në Shkup tejkaloi të gjitha kufijtë e propagandës politike, domethënë, ishte informacion i rrezikshëm shëndetësor për qytetarët e kryeqytetit, por u hodh poshtë menjëherë me prova” , deklaroi Petrushevski.
