“Po të ishte babai im spiun do t’i kishte milionat”, Drenusha Latifi kërkon të zbardhet e vërteta për angazhimin e babait të saj
Drenusha ka bërë një deklaratë të ndjeshme dhe emocionale pas akuzave që banori Xuxi bëri në lidhje me babain e saj të ndjerë. Në një bisedë në transmetim publik, ajo shprehu shqetësimin dhe dhimbjen që i ka shkaktuar përfshirja e emrit të babait të saj në akuza të tilla, duke theksuar se ngjarja është tepër e rëndë për të dhe familjen e saj.
“Ka 27 vjet që ka ndërruar jetë dhe unë ende nuk jam pajtuar me vdekjen e tij. Nuk mund të pranoj që emri i tij të përdoret në këtë mënyrë nga banorët,” tha Drenusha, e cila shtoi se kërkon të zbardhet e vërteta për ato që janë thënë.
Ajo theksoi se dëshiron që gazetarët dhe njerëzit e përfshirë të hulumtojnë më thellë mbi këto akuza, pasi ajo, si fëmijë në atë kohë, nuk ka njohuri të plota për ngjarjet e së kaluarës. “Unë si fëmijë nuk mundem me ditë shumë, por me atë që e di nga nëna ime, ai ka qenë shumë i pastër”, shtoi ajo.
VLEN: Komunat shqiptare nuk presin më, ato ndërtohen
VLEN njoftoi se, falë angazhimit të tij në Qeveri, aktualisht janë në realizim 306 projekte në komunat shqiptare, të cilat,
Përbërja e re e Qeverisë duhet të votohet
Kryeministri Hristijan Mickoski ka finalizuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar në kuadër të rikonstruksionit të Qeverisë. Propozimi me emrat
Në vitin 2025 janë regjistruara 911 objekte të
Në vitin 2025 janë regjistruara 911 objekte të ndërtuara pa leje, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Numri më i lartë