![Policia del me detaje për incidentin në Çair](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/Screenshot_20240107-001243_Gallery-923x600-850x560.jpg)
Policia del me detaje për incidentin në Çair
“Sot (06.01.2024) në Shkup, në zonën e Çairit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.Q.(32), N.S. (28) dhe N.S.(35) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit se sot rreth orës 20:30 në territorin e Kisella Vodës, kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas së cilës kanë ikur”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB theksojnë se pas masave të marra nga punonjësit e policisë, të treve iu është hequr liria dhe gjatë kapjes ata kanë sulmuar zyrtarët e policisë.