Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar një të dyshuar për vjedhje
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person i cili është në kërkim, raporton Gazeta Sinjali.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Policia bën të ditur se personi i shpallur në kërkim dyshohet për veprën penale ‘Vjedhje’.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në komunikatën e Policisë.