AA
“Dje u regjistruan 1.065 shkelje trafiku, prej të cilave 716 për shpejtësi të tejkaluar”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.
Gjatë ditës së djeshme (23.10.2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të realizuara nga punonjësit e policisë në të gjitha sektorët, nga gjithsej 1.065 gjoba të lëshuara, 716 shkelje lidhen me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar.
Sipas përmbledhjes statistikore të aktivitetit policor, u regjistruan gjithashtu:
* 50 shkelje për parkim të gabuar,
* 82 masa për shoferë pa leje drejtimi,
* 14 gjoba për shoferë fillestarë,
* 16 gjoba për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana tjetër, sipas Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, u gjobitën 8 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe 2 këmbësorë. Gjithashtu, 44 pjesëmarrës në trafik u gjobitën për mos përdorim të rripit të sigurimit. Sipas Ligjit për automjetet, 23 automjete u ndaluan nga qarkullimi për shkak të mosregjistrimit, dhe një automjet për shkak të defekteve teknike. Një shofer u gjobit edhe për mosrespektim të kushteve të errësimit të xhamave të automjetit (folie).
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.(INA)
Kryetari i Bashkimit Demikratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka qëndruar për homazhe në Prekaz, ku ka theksuar rëndësinë historike
“Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave nuk është problem privat, por duhet të konsiderohet si sfidë shoqërore që kërkon
Propozim-ligji për arsim të lartë i publikuar nga Ministria e Arsimit e për të cilin së fundi po diskutohet,