AA
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se ka zbardhur rastin e sulmit fizik ndaj dy nxënësve të shkollës së mesme në Tetovë, një incident që ndodhi mbrëmë.
Sipas policisë, mbrëmjen e së martës (03.09.2025) rreth orës 22:30 në rrugën e “Prilepit” në Tetovë është arrestuar N.Ç. (20) nga Tetova, ndërsa sot (04.09.2025) në orën 12:10 në rrugën “Ilindeni” është arrestuar edhe D.D. (23) nga fshati Radiovcë. Po ashtu, policia ka marrë në pyetje edhe 16 persona tjerë të mitur.
Të dy të dyshuarit, së bashku me të tjerët, akuzohen se mbrëmë rreth orës 18:00 në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, në grup, kanë sulmuar fizikisht dy të miturit shqiptarë, një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçarnga fshati Dobrosht i komunës së Tearcës, të cilët po dilnin nga shkolla e mesme.
Sipas kallëzimit të prindërve të viktimave, djemtë ndodheshin me një tjetër shok të mitur, i cili kishte arritur të largohej nga vendi i ngjarjes. Policia ka bërë të ditur se pjesëtarët e grupit ishin tifozë të një klubi futbolli në Tetovë. Por siç mësohet ata janë huliganë të grupit të tifozëve “Vojvodët” të KF “Teteksi” Tetovë.
Dy të miturit e sulmuar janë transportuar menjëherë në spitalin klinik të Tetovës për trajtim mjekësor. Rasti është dokumentuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Publike do të ngriten kallëzime penale ndaj sulmuesve.(INA)
Në prag të protestës së paralajmëruar të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, deputeti Skender Rexhepi – Zejd, i është bashkangjitur
Zv/ministrja e Transportit dhe Lidhjes, Kaltrina Zekolli, ka demantuar informacionet e publikuara lidhur me uljen mjeteve për ndërtimin e Korridorit
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reagur pas rritjes së çmimeve te derivateve të naftës, duke akuzuar qeverinë se ka dështuar