AA
Prokuroria, Policia Financiare, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por edhe Komisioni Evropian, Zyra për Luftimin e Mashtrimeve (OLAF) në Bruksel dhe Delegacioni i BE-së në Shkup kanë pranuar informacionet nga Agjencia Kombëtare për Programet Evropiane Arsimore dhe Mobilitetin, e cila në një deklaratë publikoi se ka pasur indikacione për shkelje serioze dhe mundësi për keqpërdorim të mjeteve lidhur me ndarjen e fondeve për Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, shkruan portali Faktor.
Ky universitet, sipas dokumenteve zyrtare, është në pronësi të “Euro College” SHPK nga Struga, pronari përfundimtar i të cilit është Armend Kadriu. Në strukturën pronësore më parë ishte edhe Genc Merko, djali i kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, por këtë vit ai formalisht ia ka dorëzuar aksionet partnerit Kadriu.
“Duke vepruar në përputhje me kompetencat e saj, pas ndarjes së informacionit me Komisionin Evropian, është kryer një kontroll i jashtëzakonshëm (ECHE Check) për respektimin e kushteve për përdorimin e statusit ‘Erasmus Charter for Higher Education’ (ECHE) nga institucioni privat i arsimit të lartë, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, për shkak të dyshimeve të bazuara për parregullsi në zbatimin e parimeve dhe kritereve të programit Erasmus+, të cilat janë mundësuar nga persona të punësuar brenda vetë Agjencisë. Për disa prej tyre, Bashkimi Evropian tashmë ka konstatuar ‘familjarizim’ me përfituesit në fushën e arsimit të lartë”, thuhet në deklaratë.
Universiteti kishte marrë më herët edhe licencë për shkencat mjekësore, por ajo iu hoq pas ndryshimit të pushtetit.(INA)
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ngrohtë. Do të ketë reshje të herëpashershme shiu gjatë natës
Tërmet me magnitudë 3 ballë sipas shkallës Rihter u ndje këtë mëngjes në Ohër. Tërmeti u regjistrua në orën 5:36
Në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që po mbahet në Sofje, presidentja e Maqedonisë