
Portieri i Shqipërisë kalon te skuadra e njohur gjermane në Bundesligës 2
Simon Simoni bëhet gati të nisë një etapë të re të karrierës së tij. Portieri kuqezi, i cili ka qenë vazhdimisht pjesë e përfaqësueseve të moshave, ashtu si edhe të Kombëtares A, tani pret të bëjë kalimin zyrtar në një klub të njohur të Bundesligës 2. Gazetari i njohur për merkaton, Luka Bandini, ka zbuluar se Simoni është shumë pranë akordit për transferimin te Kaizerslautern.
Portieri, i cili ishte transferimi më i bujshëm i historisë së Kategorisë së Parë, kur u shit në vitin 2013 nga Dinamo te Aintraht Frankfurt në Gjermani, kërkon të aktivizohet rregullisht, siç nuk bëri në vitin e fundit ku është dhënë huazim te Ingolshtad në Bundesliga 3.
Sipas Bandinit, Simoni do të huazohet për 18 muaj me të drejtë blerje përfundimtare për 1 milion euro nga Kaizerslautern në fund të kësaj marrëveshje. Ndërkohë, Aintraht Frakfurt, nuk ka hequr dorë plotësisht nga shqiptari, pasi ka vendosur një klauzolë riblerje për 3 milionë euro.