Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Sinjal nga Brukseli për “Shqipërinë në BE” brenda pesë viteve
Shqipëri

Sinjal nga Brukseli për “Shqipërinë në BE” brenda pesë viteve

January 15, 2025

AA

Komisionerja Evropiane për Zgjerim Marta Kos shprehu besimin e saj se gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian (2024-2029) të paktën një vend në procesin e zgjerimit do të arrijë “finishin” dhe do t’i bashkohet Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se për momentin liderët në këtë proces janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Mali i Zi ka një vizion për të përfunduar negociatat deri në vitin 2026 dhe Shqipëria në 2027. Ne do t’i mbështesim, por duhet shumë punë. Parimi i një procesi të bazuar në merita duhet të zbatohet si për vendet kandidate ashtu edhe për vendet anëtare të BE-së”, tha Kos.

Duke iu referuar përafrimit të vendeve kandidate me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE), Kos tha se asnjë vend që nuk është 100 për qind në përputhje me Politikën e Përbashkët Evropiane dhe të Sigurisë nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Ky është parimi që do të ndjek. Ajo që mund të kemi parasysh është se nuk mund të ndodhë brenda një dite ose, të themi, në një periudhë të shkurtër kohore. Pra, edhe ne po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet. Dhe ne sigurisht që do ta bëjmë këtë edhe me Serbinë”, tha Kos.

Ajo po ashtu shprehu pritjen se do të ketë progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve pas zgjedhjeve në Kosovë, të cilat do të mbahen më 9 shkurt.

Ajo pranoi se qasja e administratës së ardhshme amerikane do të ndikojë në angazhimet evropiane.

“Në Kosovë do të ketë zgjedhje. Nuk pres që të bëjmë ndonjë hap përpara zgjedhjeve. Por shpresoj që së shpejti pas zgjedhjeve do të mund të ecim përpara, sepse nuk mund të flasim për Ballkanin Perëndimor nëse nuk flasim për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, apo veçmas për atë që po bën Kosova dhe çfarë po bën Serbia. Të gjithë presim datën 20 janar dhe çfarë vendimesh do të marrë presidenti amerikan ditën e parë. Kjo do të ndikojë edhe në punën tonë”, tha Marta Kos.

Kos tha gjithashtu se disponimi për zgjerim tani është dukshëm më pozitiv se në vitet e kaluara.

“Për herë të parë në dhjetë vjet, ne kemi një perspektivë realiste që gjatë këtij mandati të mund të sjellim të paktën një, për mendimin tim edhe dy ose tre vende të tjera drejt qëllimit,” tha Kos.

Ajo pranoi se agresioni i Rusisë kundër Ukrainës kishte hapur mundësinë për zgjerim të mëtejshëm, por theksoi se nuk kishte rrugë të shkurtra në procesin e anëtarësimit.

“Nuk do të ketë ‘koncesione’ politike. Procesi i zgjerimit mbetet i bazuar në merita”, nënvizoi Kos. /tesheshi.com/

 

 

Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Botë Maqedoni

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti

Ajo që nisi si një incident në tribunat e stadiumit në Batumi të Gjeorgjisë, tashmë është shndërruar në një çështje

Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke lënë në fuqi dënimin me 30 vjet burgim

Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të

Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda në lokale

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.