Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 “Praktikë nëpër kompani, ndërsa shteti do t’u japë nxënësve nga 3,500 denarë në muaj”, 6.725 vende të lira për regjistrim në shkolla të mesme me arsim dual
Maqedoni

“Praktikë nëpër kompani, ndërsa shteti do t’u japë nxënësve nga 3,500 denarë në muaj”, 6.725 vende të lira për regjistrim në shkolla të mesme me arsim dual

June 18, 2025

AA

Nga afërsisht 28.000 vende në vitin shkollor 2025/2026 për nxënësit që do të mund të regjistrohen në shkollat e mesme komunale, prej tyre 18.500 vende janë të parapara për regjistrim në shkollat e mesme profesionale, prej të cilave 6.725 vende janë në arsim dual në 269 paralele.

Për këtë qëllim, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e kanë rritur numrin e bursave për arsim dual në 1570, ndërsa është rritur edhe numri i kompanive që, përveç mësimit teorik në shkollë, do t’u mundësojnë nxënësve të shkollave të mesme të regjistruar në paralelët duale edhe mësim praktik në 550 kompani.

Siç njoftuan sot nga pres-shërbimi qeveritar, kjo do të thotë se nxënësit, gjatë shkollimit të tyre, do të fitojnë edhe aftësi praktike, do të kualifikohen për tregun e punës dhe do të kenë mundësi të punësohen menjëherë pas përfundimit të shkollimit.

“Janë siguruar 50 milionë denarë, respektivisht bursë mujore prej 3.500 denarësh për 9 muaj në vit, të cilën do ta marrin nxënësit që do të regjistrohen në paralelët duale dhe do t’i plotësojnë kushtet e konkursit që do të shpallet për ndarjen e bursave. Angazhimi ynë si Qeveri është ta reformojmë dhe përmirësojmë sistemin arsimor dhe të krijojmë të rinj të cilët, në vend se të shpërngulen, do të mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Maqedoni. U obliguam për ndryshime dhe këtë po e realizojmë. Krijojmë ardhmëri dhe e zhvillojmë Maqedoninë. Shteti është në rrugën e ndryshimeve”, theksohet në komunikatën e pres-shërbimit qeveritar.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në

November 21, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

November 21, 2026
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë:

November 21, 2026
Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën

November 21, 2026
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15584
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën

Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

Një ditë para 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ali Ahmeti ka ngritur flamurin kombëtar në Zajaz,

Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.