AA
Prej sot hyn në fuqi vendimi me të cilin ndalohet hedhja e mbeturinave në Shkup prej orës 22:00 deri në orën 06:00.
Inspektorët, siç paralajmëruan autoritetet e qytetit, do të jenë në terren edhe pas mesnate, për t’i kapur në vepër të gjithë ata që e shkelin ndalesën e re për hedhje të mbeturinave. Shkelja do t’u kushtojë shkupjanëve 50 euro, përderisa për persona juridikë dënimet janë prej 1300 deri 1800, ndërsa mund të jetë edhe më i lartë, varësisht nga lloji i mbeturinave.
Në kontrolle do të përfshihen të gjithë inspektorët e qytetit dhe roje komunale, të cilët do të patrullojnë nëpër rrugët e shkupit, së pari me vërejtje, e më pas me dënime për hedhje të mbeturinave.
Nga NP “Higjiena komunale” thonë se masa është para së gjithash e kahëzuar drejt subjekteve juridike të cilat, siç pohojnëm më shpesh i deponojnë mbeturinat në mënyrë jo të rregullt dhe në orët e vonshme.
Qyteti i Shkupit ka gjithsej 40 inspektorë, 11 inspektorë komunalë dhe 10 roje komunale. Shkeljet do të konstatohen në vendin e ngjarjes, ndërkaq nëse hasin në mbeturina tashmë të hedhura në përmasa më të mëdha dhe e llojit tjetër nga ai i amvisërive, do të bëhet kontroll më i hollësishëm i personave juridikë.
“Për herë të parë, vetë prokurori pranon atë që e gjithë publiku e ka thënë – se Prokuroria Publike nuk
Kuvendi ka konstatuar dorëheqjen e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski. Kocevski më parë në një konferencë për shtyp deklaroi
Mërgimtarët vitin e kaluar dërguan 310 milionë euro në Maqedoni, ose 2 për qind të PBV-së. Edhe pse po shënojmë