Premiera e filmit “Argylle” në Londër, Dua Lipa bën paraqitjen mahnitëse
AA
Në event ishin të pranishëm edhe yje të tjerë të shquar si Claudia Schiffer, e cila tërhoqi vëmendjen me një fustan të verdhë me print diamanti dhe një çantë të verdhë me një mace brenda, duke iu referuar filmit.
Dua Lipa tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Argylle” në kinemanë Odeon Luxe në Leicester Square të Londrës. Këngëtarja shkëlqeu në një fustan me xixa edhe në flokët e saj të lyer në një ngjyrë të errët të kuqe për këtë event.
Në event ishin të pranishëm edhe yje të tjerë të shquar si Claudia Schiffer, e cila tërhoqi vëmendjen me një fustan të verdhë me print diamanti dhe një çantë të verdhë me një mace brenda, duke iu referuar filmit. Ndërkohë, Maura Higgins befasoi të pranishmit me një fustan krijues me print fluture.
Filmi “Argylle” pritet të jetë një epope e re në zhanrin e agjentëve sekretë, me një aventurë që zhvillohet në të gjithë globin. “Argylle” pritet të dalë në kinema më 2 shkurt 2024.



Nga kontrata 54 mijë euro te posti i
Një aktivist i Listës Guxo në Mitrovicë duket se ka përfituar në disa forma nga pushteti që kjo parti e
HISTORIKE NË SHBA: Pas Zohran Mamdanit, Abdul El-Sayed
Një tjetër moment historik për përfaqësimin e myslimanëve në politikën amerikane. Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për Senatin amerikan
“Nuk e di pse asht kthy ai ligj
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka folur në emisionin Pressing lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale,