Presidenti i Santosit: Ishte bisedë e shkurtër me Nejmarin, por me efekt pozitiv
Presidenti i klubit brazilian të Santosit, Marselo Teikseira, ka folur në “ESPN” për të ardhmen e “yllit” të “Seleçaos”, Nejmar, që ka kontratë me skuadrën arabe “Al Hilal”, por që për shkak të një dëmtimit të rëndë do të kthehet në fushë vetëm sezonin e ardhshëm. Ai konfirmoi bisedat me lojtarin, që është në fazë riaftësimi.
“Ishte një bisedë e shkurtër, por bisedat e shkurtra janë gjithmonë ato që kanë efekt pozitiv.
Ai duhet të rikuperohet sa më mirë. Për të luajtur këtu duhet të rikuperohet. Përvoja e tij do të vazhdojë dhe më pas do të vijë këtu”, ka rrëfyer ai.
Nejmar ishte i pranishëm në stadiumin e Santosit një ditë më parë duke përkrahur skuadrën e tij në fitoren 1-0 kundër Korintiansit.