
Trajneri i Bajernit pranon dështimin, tani kërkon tjetër qendërmbrojtës!
Duhet të ishte një nga transferimet më të rëndësishme të sesioneve të kaluara të merkatos, por partneriteti mes de Ligt dhe Bajern Munih nuk po shkon ashtu si pritej.
Lënia e tij në stol në ndeshjen e madhe që Bajern Munihun humbi keq kundër Leverkuzeni ishte një tjetër shenjë e një sezoni shumë të komplikuar për ish-qendërmbrojtësin e Juventusit.
Sipas raportimeve, në fakt, De Ligt nuk do të ishte aspak i kënaqur me situatën e krijuar. Lëvizjet e fundit të bavarezëve për më tepër nuk lënë vend për dyshime. Kampionët gjermanë në fuqi kanë nisur në fakt sondazhet eksploruese për Arauho, me urdhër të Tushellit.
Duke qenë kështu, një lamtumirë e mundshme e de Ligt me Bajernin nuk do të ishte një hipotezë e pamundur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Holandezi u transferua e bavarezët në verën e 2022-shit për 67 milionë euro. Vlera e tij aktuale në merkato është 62 milionë, sipas “Transfermarkt”.