AA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se takimi i planifikuar si protokollar me ish-presidentin amerikan Donald Trump është shndërruar në një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore.
“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe,” shkroi Osmani.
Ajo theksoi se miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbeten boshti i pathyeshëm i shtetit të Kosovës. “Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë,” përfundoi Presidentja Osmani. (INA)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Gostivar–Tetovë, si pasojë e të cilit janë lënduar
Një lëvizje civile, e cila mbështet Palestinën dhe dënon luftën gjenocidale të Izraelit kundër Gazës, ka ndryshuar tabelat në një
Pasi prindërit e dy të miturve të përfshirë në një aksident trafiku me deputetin Sashko Jançev, u drejtuan tek kryetari