AA
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Tepelenës pas mesnatës së sotme, ku një biznesmen italian, 44-vjeç, i identifikuar si Edoardo Sarchi, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari.
Vrasja ka ndodhur në vendin e quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari, në aksin rural që lidh këto dy zona.
Mësohet se një person ka shtënë me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian. Në fillim, ai ka qëlluar në drejtim të gomave dhe më pas në drejtim të tij. Italiani ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rura Nivicë-Salari.
Biznesmeni rezulton pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët./TopChannel
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor
Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te
Ramush Haradinaj, ka nderuar mjeshtrin e karatesë, Enver Idrizi, me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në shenjë