AA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, pas një takimi me ambasadoren Dorothy Shea, të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB.
“Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, shkroi presidentja Osmani në rrjetet sociale.
Gjatë takimit të mbajtur në New York, u diskutua edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.(INA)
VLEN sot ka akuzuar Ali Ahmeti se pesë ministra të tij nuk kanë arritur të rregullojnë çështjen e provimit të
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vend do të fryjë
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka arrestuar 14 shoferë për shkelje të rënda të rregullave të