AA
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën dhe veprën e Shën Terezës në ditën e lindjes së saj.
“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin ‘Shën Pjetri’ në Vatikan e pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi”, ka shkruar Osmani.
Ajo shtoi se rrugëtimi i Nënë Terezës ka frymëzuar miliona njerëz dhe se veprat e saj janë kujtesë e fuqisë së dashurisë dhe solidaritetit.
“Trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri e shpresë dhe të ndërtojmë një botë më të drejtë e më paqësore”, përfundoi Presidentja Osmani. (INA)
7 DHE 10 TETORI 1991, NJË KAPITULL I VEÇANTË I HISTORISË SË ARSIMIT TË MESËM SHQIP NË KUMANOVË Shkruan: prof.Etem
Një detaj i veçantë në një prej pamjeve që po qarkullojnë në kuadër të skandalit me videot intime të kompozitorit
Avancimi i bashkëpunimit në bujqësi dhe shkëmbimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore ishin në fokus të takimit të sotëm zyrtar