Prishet aeroplani para kthimit, Interi e kalon edhe një natë në Gjermani
Ndryshim i papritur plani: Interit iu desh të kalonte natën në Gjermani, pas disfatës ndaj Bajer Leverkuzenit, duke e çuar kështu rikthimin në Itali për të mërkurën.
Një defekt teknik në avionin që duhej të çonte ekipin në shtëpi, i ndodhur pak para nisjes, ka prishur kështu planin e pas ndeshjes.
Megjithatë, të mërkurën ishte ditë pushimi për grupin, nga sot Inzagi do të nisë përgatitjet për ndeshjen kundër Lacios, të hënën e ardhshme.
Pesë ditë, të cilat megjithatë nuk do të mjaftojnë për të lejuar rikuperimin e lojtarët Açerbi apo Pavardin, të cilët u dëmtuan në sfidën ndaj ‘Aspirinave’.