Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C
Kosovë

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

November 29, 2026

AA

Prishtina pritet të përballet me temperatura tejet të ulëta në ditët e para të dhjetorit, ndërsa termometri mund të zbresë deri në -21 gradë Celsius gjatë natës mes 1 dhe 2 dhjetorit. Parashikimi është publikuar nga shërbimi meteorologjik britanik Met Office.

Nëse ky parashikim realizohet, kryeqyteti do t’i afrohet rekordit të temperaturave të ulëta të regjistruara më 8 janar 2017, kur në Prishtinë u matën -24.5 gradë Celsius.

Pas reshjeve të borës gjatë së dielës, në ditët në vijim pritet mot kryesisht me diell, por temperaturat do të mbeten nën zero edhe gjatë orëve të ditës.

Sipas parashikimit të Met Office, të hënën, më 30 nëntor, temperatura maksimale në Prishtinë pritet të jetë -3°C, ndërsa gjatë natës mund të zbresë deri në -15°C.

Të martën, më 1 dhjetor, temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë deri në -3°C, por rënia më e madhe do të ndodhë pas perëndimit të diellit. Deri në orën 23:00, termometri mund të shënojë -19°C.

Nata mes së martës dhe së mërkurës pritet të jetë edhe më e ftohtë. Met Office parashikon minimumin prej -21°C, ndërsa sipas parashikimit orar, në orën 07:00 të së mërkurës temperatura në Prishtinë do të jetë rreth kësaj vlere.

I ftohti pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të tjera. Për natën e 2 dhjetorit parashikohet temperaturë prej -18°C, ndërsa për natën e 3 dhjetorit rreth -15°C. Të enjten pasdite, megjithatë, temperaturat mund të ngrihen deri në 2°C.

Edhe BBC Weather ka publikuar parashikim të ngjashëm, duke paralajmëruar temperatura deri në -21°C për qytetin e Prishtinës. Ndërkohë, për aeroportin e kryeqytetit, Met Office parashikon -20°C gjatë natës së së hënës dhe -21°C gjatë natës së së martës.

Rekordi i të ftohtit në Prishtinë u regjistrua në vitin 2017

Të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës tregojnë se 8 janari i vitit 2017 ishte dita më e ftohtë e atij viti në stacionin meteorologjik të Prishtinës. Atë ditë temperatura kishte zbritur në -24.5°C.

Nëse parashikimi për ditët e ardhshme realizohet, temperatura do të jetë vetëm 3.5 gradë më e lartë se ajo e regjistruar në vitin 2017.

Në aeroportin e Prishtinës, më 8 janar 2017, ishte regjistruar një temperaturë edhe më e ulët. Sipas të dhënave të ruajtura nga Universiteti Shtetëror i Ajovës, në orën 06:00 temperatura kishte arritur në -26°C.

Sipas të dhënave të shqyrtuara nga Nacionale, deri më 29 nëntor 2026 nuk është identifikuar ndonjë matje më e vonshme prej -24°C ose më e ulët në regjistrimet ditore të aeroportit. Edhe në vjetarët e IHMK-së të kontrolluar deri në vitin 2024 nuk është gjetur një matje e tillë.

Megjithatë, për vitet 2025 dhe 2026 nuk janë verifikuar të dhënat ditore të të gjitha stacioneve meteorologjike në Kosovë.

Bora shkaktoi vështirësi në disa rrugë

Ndërkohë, reshjet e borës gjatë së dielës kanë sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa pjesë të vendit.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuar në orën 07:15, rrugët Prishtinë–Mutivodë dhe Podujevë–Merdarë ishin të kalueshme me vështirësi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte parashikuar për të dielën temperatura minimale nga -5 deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 3°C.

IHMK ka këshilluar qytetarët të përdorin veshje të përshtatshme dhe të shmangin qëndrimin e gjatë në ambiente të ftohta, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

Previous post
Të fundit
Kosovë

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin

November 29, 2026
Kosovë

“Nuk ka fe as s’ka parti…” deputeti i VV publikon

November 29, 2026
Kosovë

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të

November 29, 2026
Kosovë

“Mos u ngut, merr një zanat e ndërtoje shtëpinë tënde”

November 29, 2026
Kosovë

Ermal Sadiku kritikon VV-në: LDK ndërton, ndërsa VV bllokon dhe

November 29, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5277
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15661
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

“Nuk ka fe as s’ka parti…” deputeti i

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka publikaur një video në Facebook, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti këndon bashkë

Kosovë

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë pas

Reshjet e borës kanë përfshirë rrugët që shpijnë drejt pikave të kalimit kufitar të Kosovës, duke vështirësuar qarkullimin në disa

Kosovë

“Mos u ngut, merr një zanat e ndërtoje

Një këshillë e gjyshes drejtuar nipit të saj dyshohet se është bërë shkas për një rast të rëndë të dhunës

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.