
Prokuroria nis hetimet për thirrjet e urrejtjes në ndeshjen Maqedoni–Rumani në Kumanovë
Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë dhe i ka dhënë urdhër SPB-së së Kumanovës për të hetuar elementet e mundshme të veprës penale lidhur me thirrjet e urrejtjes që u dëgjuan nga persona ende të panjohur gjatë ndeshjes së djeshme të basketbollit mes përfaqësueses së Maqedonisë dhe asaj të Rumanisë, njoftoi sot Prokuroria e RMV-së.
Sipas Prokurorisë, është dhënë urdhër edhe për sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e mundshëm.
Thirrjet e papërshtatshme dhe skandimet ofenduese nga individë gjatë ndeshjes janë dënuar sot nga partitë politike si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, nga Komuna e Kumanovës si dhe nga drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë.
Në Kumanovë, dje u inaugurua salla e rinovuar sportive përmes një ndeshjeje mes ekipit kombëtar të basketbollit të Maqedonisë dhe përfaqësueses së Rumanisë. Organizator i ngjarjes ishte Federata e Basketbollit të Maqedonisë, ndërsa nikoqir ishte Komuna e Kumanovës. Flaka
The post Prokuroria nis hetimet për thirrjet e urrejtjes në ndeshjen Maqedoni–Rumani në Kumanovë appeared first on Flaka, në çdo lajm… .