Protestuesi u hedh dollarë forcave të policisë para Kryeministrisë (VIDEO)
TIRANË – Mes tensioneve dhe përplasjeve në protestën para Kryeministrisë, disa qytetarë kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyra të pazakonta.
Siç shihet në pamjet e publikuara, një protestues ka hedhur para në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët janë rreshtuar para godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë, vëmendje ka tërhequr edhe veprimi i një protestueseje, e cila është pozicionuar në rresht me forcat e rendit. Ndryshe nga disa protestues që kanë shprehur pakënaqësi dhe qëndrim të ashpër ndaj policisë, ajo ka zgjedhur të qëndrojë pranë efektivëve.
Dy veprimet kanë spikatur mes skenave të protestës, ku përballë njëra-tjetrës qëndrojnë protestuesit dhe forcat e policisë./Shprehja
copy_A69091E4-3EEE-40A9-BE71-056AB1B2749C