PSZH, 120 mln euro për zëvëndësuesin e Kilian Mbape-s
Në Napoli sigurisht që nuk është koha për të menduar për tregun e transferimeve apo planifikimin e sezonit të ardhshëm. Megjithatë, herët a vonëm axurrët do të duhet të merren me të ardhmen e Victor Osimhen, i cili pas përfundimit të Kupës së Kombeve të Afrikës me Nigerinë e tij po përgatitet të përjetojë muajt e fundit të karrierës së tij me kampionët e Italisë në fuqi.
Në javët e fundit nigeriani Viktor Osimhen ka folur hapur për të ardhmen e tij, duke njoftuar në mënyrë efektive lamtumirën me blutë.
“Tashmë e kam marrë vendimin tim për hapin e radhës, në fund të sezonit aktual. Tashmë i kam gjërat të qarta, kam planin tim. E di mirë se çfarë dua të bëj dhe hapin tjetër që kam ndërmend të hedh. Mendoj se 60% e njerëzve po flasin për thashethemet që më lidhin me Premier Ligën. Kampionati anglez është një nga më të mëdhenjtë në botë. Tani dua ta përfundoj së më mirë sezonin me Napolin dhe më pas për të ndjek vendimin e marrë,” ka thënë mes tjerash Osimhen.
“La Repubblica” shkruan se Aurelio De Laurentiis do të marrë një ofertë prej 120 milionë eurosh nga PSZH në verë. Për më tepër, nëse duhet të zëvendësojë Kilian Mbappe, i gatshëm të pranojë të kalojë te Real Madridi, klubi parizien duket i gatshëm të shpenzojë të njëjtën shumë edhe për Leao-n e Milanit.