AA
Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot mbështetjen financiare për ndërtimin e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës, një projekt i kontraktuar nga Komuna e Preshevës me vlerë prej afro 580 mijë eurosh!
Ky projekt është më shumë se një investim në infrastrukturë – është një investim në dijen, artin dhe kujtesën kombëtare.
👉 Shkolla e Muzikës do të jetë një hapësirë moderne për edukimin artistik të të rinjve tanë, për koncertet, bashkëpunimet dhe afirmimin e talenteve lokale.
👉 Muzeu i Preshevës do të jetë i pari i këtij lloji në Luginë, një qendër e identitetit tonë, për ruajtjen e historisë, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.
Ky vendim dëshmon se Lugina e Preshevës është gjithnjë në vëmendje, dhe se angazhimi institucional për shqiptarët jashtë kufijve nuk mungon.
Në emër të qytetarëve të Preshevës, falënderoj me mirënjohje të thellë Kryeministrin Kurti për përkushtimin e vazhdueshëm ndaj Luginës së Preshevës, si dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, për bashkëpunimin dhe mbështetjen institucionale.
Kjo është rruga drejt barazisë, dinjitetit dhe të drejtës për të qenë të barabartë në kujtesën kombëtare.
Me zemër për Preshevën, gjithmonë! ❤️
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dënoi lëshimin e raketave iraniane drejt Turqisë, duke e