Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Qeveria miratoi propozimin për ndryshimin e ligjit për Prokurorinë Publike
Maqedoni

Qeveria miratoi propozimin për ndryshimin e ligjit për Prokurorinë Publike

December 30, 2025

AA

Qeveria, në mbledhjen e sotme të rregullt të 140-të, vendosi për nismën e ndryshimit të ligjit për Prokurorinë Publike, si një nga hapat kyç në zbatimin e agjendës reformuese nga Fusha 5 – Vlerat Fundamentale, me fokus të veçantë në sundimin e së drejtës.

Miratimi i këtij ligji, siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, përfaqëson hap të rëndësishëm në forcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe llogaridhënies së prokurorisë publike, si shtyllë e sistemit juridik dhe garantues i mbrojtjes së interesit publik. Ligji është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës të analizës, konsultimeve dhe harmonizimit me standardet evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Me zgjidhjen e re ligjore futen ndryshime në procedurën për zgjedhjen e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kritere dhe mekanizma të qartë të përcaktuar që sigurojnë një qasje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në sistemin e meritës gjatë përzgjedhjes së kandidatëve më cilësorë. Në ligj janë inkorporuar rekomandimet relevante, me qëllim që procesi të jetë i çliruar nga ndikimet politike dhe i bazuar ekskluzivisht në profesionalizëm, integritet dhe kredibilitet profesional”, thonë nga Qeveria.

Githashtu, ligji parashikon afate precize dhe obligative për procedurat e përzgjedhjes dhe avancimit, si dhe vendoset  principi i kategorizimit të përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve publikë, gjë që kontribuon në siguri më të madhe juridike, parashikueshmëri dhe funksionalitet të sistemit, e njëkohësisht edhe përgjegjësi më të madhe të vetë prokurorëve publikë.

Sipas Qeverisë, në këtë mënyrë forcohet besimi i qytetarëve në institucionet dhe vendoset llogaridhënie më e qartë në punën e prokurorisë.

“Qeveria mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj reformave në drejtësi si prioritet i interesit më të lartë publik dhe si parakusht i domosdoshëm për përparimin e shtetit në rrugën evropiane. Miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike është dëshmi konkrete e përcaktimit për të ndërtuar institucione të fuqishme, të pavarura dhe profesionale, në shërbim të qytetarëve dhe sundimit të së drejtës”, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

November 12, 2026
Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe

November 12, 2026
Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim

November 12, 2026
Kosovë

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit,

November 12, 2026
Kosovë

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5154
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15464
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet

Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të

Çdo vit, rreth 6.600 qytetarë diagnostikohen me diabet. Shqetësues mbetet numri i personave të padiagnostikuar. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë,

Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai

Një vajzë 16-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar prindërit e saj për dhunë në familje. Sipas denoncimit, babai e kishte sulmuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.