QMK: Gjatë ditës u regjistruan 14 zjarre në hapësira të hapura, vetëm një mbetet aktiv
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në sipërfaqe të hapura. Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), një zjarr vazhdon të jetë aktiv, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa nëntë janë shuar plotësisht.
Zjarri i vetëm aktiv ndodhet në zonën e Stopanski Dvor, në Komunën e Gjorçe Petrovit, ku po digjen bar dhe shkurre të thata.
Nën kontroll janë vënë katër zjarre: në Komunën e Kavadarit, pranë fshatrave Raec, Qesendre dhe Drenovë, ku u përfshinë nga flakët pyje të ulëta dhe bimësi e ulët; në Komunën e Kriva Pallankës, në fshatin Mozhdivnjak, në lokalitetin Ostrec, ku digjej pyll; në Komunën e Tetovës, pranë restorantit Sirach, ku u dogj bar i thatë; si dhe në Komunën e Zhelinës, në fshatin Gorna Leshnicë, ku digjeshin mbeturina.
Ndërkohë, janë shuar zjarret në Komunën e Çuçer Sandevës, pranë Gluvos, në fshatin Mirkovci dhe në Kuçevishka Bara, ku digjeshin bar dhe shkurre të thata. Gjithashtu, janë lokalizuar dhe shuar edhe zjarret në Komunën e Karposhit, në rrugën “Skupi” pranë objektit “Agromehanika”, në Komunën e Gazi Babës – në zonën e Shkupsko Pole, pranë hekurudhës, në Komunën e Manastirit pranë Tumbe Kafe, në Komunën e Prilepit në rrugën “Debarska”, pranë lokalitetit Teke, në Komunën e Strugës pranë fshatit Labunishtë, si dhe në Komunën e Tearcës, pranë fshatrave Shemshovë dhe Siriçino.
QMK apelon për kujdes maksimal dhe respektim të masave parandaluese, me qëllim shmangien e zjarreve të reja, veçanërisht gjatë periudhës me temperatura të larta.
